Watford kishte nevojë për pikë për garën e mbijetesës dhe ia doli të fitonte përballë Manchester United. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën vendasit shënuan dy herë.
David De Gea ndihmoi me gafën e tij të zhbllokohej ndeshja dhe afrikani Sarr kaloi Watford në avantazh në minutën e 50-të. Katër minuta më pas erdhi edhe dyfishimi. Vendasit fituan një penallti dhe Deenay nuk gaboi nga pika e bardhë.
@tjcope De Gea selección!!! pic.twitter.com/R6JqVd58PI
— Colinas (@colinas37) December 22, 2019
Ekipi i Solskjaer tentoi të reagonte, por nuk mjaftoi as rikthimi i Paul Pogna në fushë. Ndeshja u mbyll 2-0 dhe në stadium nisi festa. Një fitore jetike për Watford që arrin Norwich dhe e ndan vendin e fundit me të. Tani shpëtimi është 6 pikë larg, ndërsa “Djajtë e Kuq” pozicionohen në vend të tetë me 25 pikë.
Watford – Manchester United 2-0
(Sarr 50′, Deenay (pen) 54′)