VIDEO/ “Unë të thyej në mes”, Marku përplaset me boksierin anglez në hotel

schedule13:37 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 13:37 - 11 Dhjetor, 2020

Ditën e nesërme Florian Marku pritet të bëjë dhe një herë krenar shqiptarët kudo në botë. Boksieri i cili ka vite që jeton në Londër, këtë herë do të ndeshet me anglezin, Alex Fearon.

Përballja e programuar për t’u zhvilluar në mitikun “Wembley” ka nisur me një incident të papritur, në hollin e hotelit ku Marku po qëndron.

Shqiptari ka pasur një moment tensioni me boksierin Macaulay McGowan dhe është dashur dhe ndërhyrja e sigurimit për t’i ndarë ata.

“Pse sillesh si idiot? Ti e di që unë të thyej në mes. Se njoh farë këtë idiotin. Po erdhi në dhomën time do ta mbyll derën dhe do ta zgjidh vetë këtë çështje”, dëgjohet Marku në videon e publikuar online. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!