Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Ultrasit e Lazio të tërbuar? Elseid Hysaj u përgjigjet me gol në miqësore

schedule19:49 - 20 Korrik, 2021

schedule 19:49 - 20 Korrik, 2021

Furtunë reagimesh pasi Elseid Hysaj këndoi “Bella Ciao”, këngë partizane. Ultrasit e Lazios njihen si ekstremistë të djathtë dhe nuk duruan.

“Hysaj është një krimb, Lazio është fashiste” është banderola e ultrasve që u shpalos në Romë, ndërkohë që klubi italian i ka dalë gjithë kohën në mbrojtje mbrojtësit të djathtë.

Hysaj, në miqësoren kundër Belluno u është përgjigjur tifozëve me një gol të shënuar me të majtën, diçka e pazakontë për shkodranin.

Në stadium kishte duartrokitje nga tifozët, ndërkohë që duhet parë në vazhdimësi nëse ata do të ndryshojnë qëndrim ndaj mbrojtësit të djathtë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!