Këto pamje të frikshme vijnë nga lumi Osum, në Berat. Siç shihet lumi është mjaft i ndotur, raporton abcnews.al. Sikur të mos mjaftonte ndotja në anë të tij ka edhe bagëti të ngordhura. Por çfarë e shkakton këtë?
Mësohet se ndotja vjen si pasojë e derdhjeve ne lumë të bërsive nga fabrikat e vajit.
Por një fenomen tjetër i ndotjes është dhe derdhja e ujërave të zeza në lumin Osum. Kjo përbën rrezik epidemie për kalimtarët dhe banorët e zonës, ndërkohë që nuk është marrë asnjë masë. g.v/abcnews.al