Udinese e ka nisur me një marsh më shumë pjesën e dytë dhe ia ka dalë të gjejë golin e barazimit në sfidën kundër Juventusit. Vendasit zhvilluan një aksion të gjatë dhe Ilija Nestorovski e finalizoi me gol.
Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut, shfrytëzoi një kros të Sema nga e majta në minutën e 52-të dhe u zhyt bukur me kokë, duke mposhtur polakun Szczesny.
Bardhezinjtë kishin gjetur golin e avantazhit në fundin e pjesës së parë me De Ligt. Fitorja e sotme e shpall Juventusin zyrtarisht kampione të Italisë dhe djemtë e Sarrit do të bëjnë maksimumin për të shënuar sërish. /abcnews.al