2-2 përfundoi mbrëmë Atletico Madrid-Juventus, por gjërat mund të kishin shkuar ndryshe. Cristiano Ronaldo, në minutën e katërt shtesë, pati një rast të artë për të shënuar golin e fitores për bardhezinjtë. Gjithsesi për punë centimetrash spanjollët shpëtuan.
Portugezi nga ana tjetër nuk është përmbajtur dhe ka bërë një reagim ndaj tifozëve të ndodhur në tribunën pranë tij. Buzëqeshje ironike dhe disa fjalë për ta: “U trembët, ë?!”. Një përgjigje për tifozët, të cilët nuk i kursyen vërshëllimat për sulmuesin e Juventusit nga fillimi të fund të takimit.
Buongiorno a tutti, a #CristianoRonaldo un po’ di più.#AtletiJuve #FinoAllaFine @juventusfc pic.twitter.com/pYTLyb4Mdz
— Pasquale Amato ⭐⭐⭐ (@PasquAmatoJ8) September 19, 2019
/abcnews.al

