Lucas Podolski festoi 36-vjetorin e lindjes muajin e kaluar. Karriera është drejt fundit dhe sulmuesi i njohur vendosi të rikthehet në vendlindje katër ditë më parë. Sulmuesi ka lindur në Poloni, më pas kalimi në Gjermani në moshë të vogël, vend ku filloi të luante futboll.
10…?
9…?
8…?
The Legend continues
⚪️??#gornikzabrze #trojkolorowi #legendcontinues #czternastokrotnimistrzowie #roosevelta81 #jadymydurs pic.twitter.com/aBQongGxtk— Górnik Zabrze (@GornikZabrzeSSA) July 5, 2021
Podolski zgjodhi të përfaqësonte Gjermaninë dhe ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave. Kulmi ishte viti 2014, kur skuadra e drejtuar nga Joachim Low, pjesë e së cilës ishte edhe Poldi, “pushtoi botën” duke fituar Botërorin e Brazilit.
Lojtarit ofensiv, i cili ka luajtur me skuadra si Bayern Munchen, Arsenal, Inter, Koln, Galatasaray, Vissel Kobe dhe Antalayspor, i është rezervuar një pritje madhështore nga tifozët e Gornik, siç dallohet në videon e mëposhtme. /abcnews.al
https://streamable.com/xud0v3