Ndeshja mes Real Madrid dhe Celta Vigo në fundjavë, u mbyll me rezultatin spektakolar 2-2, ku të dyja skuadrat bënë një sfidë shumë të mirë. Megjithatë, fokusin më të madh e mori një moment qesharak në pankinën e Zidane, pasi lojtari i Celta Vigo, Joseph Aidoo, u përplas me të.
Zidane tha pas ndeshjes se nuk ka asnjë problem fizik, por përplasja ishte e rrezikshme. Aidoo ka vendosur të kërkojë falje publike ndaj Zidane, duke shfrytëzuar Instagramin e tij zyrtar.
“Zoti Zidane, të kërkoj ndjesë të sinqertë për përplasjen gjatë ndeshjesh. Shpresoj me gjithë zemër se jeni mirë. Të uroj gjitha të mirat, shumë respekt për ty”, shkroi Aido në Instagram./abcnews.al
Ghana defender Joseph Aidoo has apologised to Zidane for hacking him down “Sir Zidane, my sincere apologies for the clash in the game. I truly hope you are okay. Sending positive vibes your way. Much respect.” he wrote on his Instagram page. pic.twitter.com/u2EgQY2lGU
— Ghana Sports Facts (@FreemanYeboa) February 18, 2020