Shkurt, 2010. Luis Nani luante në Premier League, me Manchester United, dhe shkëlqente në krah. Portugezi, tani 33 vjeç, është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aktivizohet tek Orlando City.
Në orët e parë të ditës së sotme, ai ka zbritur në fushë dhe e ka lënë atë para kohe për shkak të një kartoni të kuq. Nani, në minutën e 52-të, ka bërë një ndërhyrje që maksimalisht mund të akordohej faull për rivalin.
Nani in tears ?
The former Man United player couldn't hold it together after his red card vs. Columbus Crew ? pic.twitter.com/V7fYZk4Koz
— ESPN FC (@ESPNFC) November 5, 2020
Arbitri i ndeshjes ka menduar ndryshe dhe ka marrë një vendim të gabuar, pavarësisht se e pa gjithçka kishte ndodhur në monitorin e VAR. Ai i tregoi sulmuesit portugez kartonin e kuq, ndërkohë që futbollisti vuri duart në kokë dhe shpërtheu në lot. /abcnews.al