VIDEO/ U dogjën flamurin grek, në Qipro presin Yllin e Kuq me thirrje kundër Kosovës

schedule11:57 - 16 Shtator, 2020

schedule 11:57 - 16 Shtator, 2020

Ultrasit e APOEL hakmerren ndaj atyre të Gjilanit. “Skifterat” kishin djegur flamurin grek para ndeshjes me qipriotët dhe kjo normalisht i tërboi ata.

Klubi dardan kritikoi ultrasit e tyre, ndërkohë që edhe në Greqi pati reagime për incidentin e ndodhur në Prishtinë.

Hakmarrja nuk ka vonuar, pasi në Qipro një ditë më parë ka zbarkuar Ylli i Kuq (Crvena Zvezda) dhe ultrasit e APOEL e kanë pritur ekipin serb me thirrjet “Kosova është Serbi”. Crvena Zvezda luan sot pasdite, prej orës 17:00, kundër Omonia Nicosia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!