VIDEO/ U dëmtua rëndë, Elis Bakajt i bëjnë këngë në Bjellorusi

schedule16:56 - 21 Prill, 2020

schedule 16:56 - 21 Prill, 2020

Elis Bakaj do të qëndrojë për të paktën gjashtë muaj jashtë fushave të blera. Fantazisti i Dynamo Brest ka bërë një operim në ligament dhe për momentin po pushon, për të vijuar më pas me terapinë intensive, deri në momentin kur të jetë në gjendje për të nisur vrapimet.

Kjo periudhë nuk është e lehtë për Elisin, pasi kampionati në Bjellorusi po vijon dhe ai nuk mund ta ndihmojë skuadrën e tij. Gjithsesi për të mendojnë tifozët, madje një vajzë e talentuar, që ka menduar t’i dedikojë një këngë.

“Një tjetër kryevepër muzikore e realizuar nga Maria Koltsova. Ajo vendosi të mbështeste shqiptarin e dëmtuar rëndë, Elis Bakaj. Kthehu shpejt, Elis!”,shkruhet në diçiturën e videos, postuar në faqen “We love you Dynamo Brest”. /abcnews.al