VIDEO/ U akuzua për zhdukjen e Jan Prengës, Ardian Doçi del para gjykatës

schedule11:51 - 7 Shkurt, 2020

schedule 11:51 - 7 Shkurt, 2020

Ka dalë në Gjykatën Penale të Tiranës, për masën e sigurisë, Ardian Doçi, i dyshuar për zhdukjen e Jan Prengës.

Gazetarja Glidona Daci raporton se “në fillim ai ka pranuar se ka ndërruar emrin nga Shkëlzen në Gentian. Po kështu ai deklaroi se nuk ka qenë i dënuar”.

Seanca vijon me dyer të mbyllura. Emri tij ka dalë në përgjime për pengamrrjen e Jan Prenges.

Doçi është vetëdorëzuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit pasi ka udhëtuar nga Vjena në drejtim të Podgoricës. Ardian Doçi akuzohet se është pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve në pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020 pas prishjeve të pazareve të drogës nga vëllezërit e tij në Angli.

Sakaq efektivët e anti-KÇK-së, i kanë sekuestruar Doçit një banesë dykatëshe në lagjen “Bleran” të Shkodrës, 3 automjete luksoze dhe 1 motor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!