Boksieri i famshëm britanik, Tyson Fury, vazhdon të dhurojë spektakël në rrjetet sociale. I ashtuquajturi “GipsyKing”, Fury u fut LIVE sot në Instagramin e tij zyrtar, duke iu treguar miliona fansave të tij se çfarë po bën në izolim.
Fury vazhdon të stërvitet edhe në shtëpi, madje, ka detyruar dhe familjen e tij t’i bashkohet në seanca stërvitore. Partnerja e tij nuk ka zgjidhje tjetër veçse t’i bashkohet boksierit britanik, ndërsa djali i tij, e ka më të thjeshtë ta braktisë stërvitjen. Ky moment, nuk i shpëtoi fansave, të cilët arritën ta regjistronin./abcnews.al
Tyson Fury’s son gives 0 f*cks ? pic.twitter.com/H1lg3I7ldB
— ODDSbible (@ODDSbible) March 28, 2020