Forcat e mbrojtjes të marinës turke kryen sot një shpërthim të kontrolluar të rreth 30 predhave në brigjet turke të Detit të Zi. Shpërthimi i kontrolluar ndodhi në plazhin Sofular në lagjen Sile të Stambollit. Qasja në plazh u bllokua përkohësisht.
Şile’de denizde bulunan mayınlar imha ediliyor.
Şile'nin Sofular Halk Plajında denize giren bir kişi, denizde mayınların olduğunu ihbar etmişti.
Valilik, 28 adet mayının kontrollü olarak imha edileceğini açıklamıştı.
SAS Timleri mayınların imhasına başladı. pic.twitter.com/IsZmHMTcMF
— SARS Gündem (@sarsgundem) August 2, 2023
Pamjet televizive tregojnë shpërthimin që ndodhi në det pak metra larg plazhit dhe tymi që ngrihet në qiell.
Të paktën 28 predha artilerie të pashpërthyera u gjetën nga ekipet e zhytjes ushtarake turke të dielën pasi një burrë raportoi tek autoritetet objekte të dyshimta metalike, tha të hënën zyra e guvernatorit të Stambollit.
Tetë predha janë nxjerrë në breg me urdhër të organeve të prokurorisë, për identifikimin dhe asgjësimin e tyre. Hetimet nga forcat e mbrojtjes nënujore konfirmuan se objektet ishin predha artilerie.
Nuk u dha asnjë shpjegim për origjinën e predhave.
/abcnews.al