VIDEO/ Turku 34-vjeçar rreh barbarisht ish-gruan në lokal

schedule15:32 - 29 Qershor, 2021

schedule 15:32 - 29 Qershor, 2021

Një 34-vjeçr ka rrahur ish-gruan e tij në Turqi, ndërsa ky moment ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

34-vjeçari sulmoi ish-gruan e tij gjatë një takimi në një kafene në qytetin Soma në provincën e Manisa në Turqinë perëndimore.

Gjatë diskutimit, autori u ngrit dhe sulmoi ish-gruan, me të cilën ishte divorcuar tre muaj më parë.

Sulmi ndodhi pranë fëmijës së tyre katër muajsh. Kur një punonjës dhe klientët e tjerë të kafenesë nxituan të neutralizojnë autorin e krimit, ai i sulmoi ata dhe më pas u largua.

Policia dhe një ambulancë mbërritën në vend. Autori i krimit u arrestua pak kohë më vonë.

Në Turqi, vlerësohet se nga janari deri në tetor 2020, 312 gra u vranë nga burrat e tyre. Megjithatë, numri aktual është i panjohur pasi Turqia nuk lëshon shifra zyrtare. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!