Një turiste zvicerane ka qëndruar për të paktën tre orë e bllokuar në qafën e Valbonës pasi kishte ndërmarrë e vetme udhëtimin për në Alpe.
Ajo ka njoftuar banorë të zonës të rastësishëm të cilët i kanë ardhur fillimisht në ndihmë. Më pas në ndihmë të tyre ka shkuar edhe alpinisti Erind Zalli i cili me anë të pajisjeve të posaçme ka arritur të shpëtojë turisten.
Zalli ka ndarë në rrjetet sociale video nga momenti i shpëtimit.
“Sot nje rast shpetimi ndodhi ne Valbone ku per fat te mire gjithcka shkoi sic duhet,me ndihmen e Erenikut dhe Norit.
Eshte shume e rendesishme qe ne alpe te kete organizime te stafeve te “rescue team” dhe mbeshtetja e tyre me paisje per raste shpetimi si dhe mbeshtetje financiare”, ka shkruar ai. /mv.abcnews.al