VIDEO/ Turistja pagoi 200 euro për një karavidhe në një restorant dhe më pas e la të lirë

schedule10:51 - 20 Shtator, 2023

schedule 10:51 - 20 Shtator, 2023

Në restorantin luksoz “Gente di Mare” në Sardenjë, karavidhet zakonisht shërbehen me spageti. Por një karavidhe, një nga ata që gjendej në një rezervuar pranë hyrjes së restorantit, pati fat pasi ra në sy një turisteje zvicerane, e cila pagoi 200 euro për ta sjellë në tryezë, shëndoshë e mirë.

“Zonja erdhi në restorantin tonë dhe menjëherë i bëri përshtypje rezervuari që kemi në hyrje. Më pyeti nëse mund ta lëshonte karavidhen dhe ta hidhte në det. Fillimisht mendova se po bënte shaka, por më pas kuptova që jo dhe i thashë “nuk ka problem”, tha pronari i restorantit Antonio Fazzolino për gazetën britanike Telegraph.

Fazolino mori karavidhen, e peshoi në kuzhinë dhe u kthye në tavolinën e turistes duke thënë se vlente 200 euro dhe ajo ra dakord. Në fakt ajo ka preferuar ta lëshojë vetë karavidhen dhe jo një pjesëtar të stafit të restorantit.

“Ajo donte të bënte një vepër të mirë”, tha Fazzolino për turisten zvicerane. “Ajo dukej shumë emocionuese dhe më pas më përqafoi”.

Karavidhja ishte jo vetëm më me fat, por edhe më i rëndë në rezervuarin e restorantit, prandaj çifti pagoi një çmim të lartë për të.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!