VIDEO/ Tunizi-Francë: VAR “hallakat” fansat, gjyqtari mbyll ndeshjen dhe e rihap përsëri me tjetër rezultat pas golit të anuluar

schedule19:47 - 30 Nëntor, 2022

schedule 19:47 - 30 Nëntor, 2022

Ndeshja Tunizi-Francë ka sjellë diçka të çuditshme në përfundim të ndeshjes.

Rezultati ishte 1-0 për Tunizinë, ku gjyqtari dha 8 minuta shtesë. Në “frymën e fundit”, Griezman shënon golin e barazimit duke shtangur Tunizinë edhe pse ata ishin të skualifikuar për shkak se Australia fitoi ndaj Danimarkës.

Në moment kur sfida përfundoi, gjyqtari kryesor mori një indicia nga VAR për të rishikuar golin e Griezman. Ai pa që goli nuk ishte i rregullt, ku edhe pse ndeshja kishte përfunduar, ai anuloi golin dhe e startoi përsëri ndeshjen edhe për dy minuta të tjera.

Kjo gjë bëri lëmsh fansat që e ndiqnin ndeshjet nga rrjetet sociale apo nga aplikacionet përkatëse të rezultateve të futbollit, pasi platforma si “Flashscore”, kishin mbyllur ndeshjen me rezultatin përfundimtar 1-1./ h.ll/abcnews.al


Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!