Një djalë i vogël në Rusi u sulmua nga një tufë qensh të egër në një plazh por fatmirësisht ia doli të shpëtonte paq. Sipas New York Post, incidenti thuhet se ka ndodhur më 27 gusht, kur qentë filluan ta ndiqnin fëmijën ndërsa ai po luante.
Siç shihet edhe në video, fëmija vrapon në plazh, ndërsa tufa e qenve endacakë e ndjek.
Për të shpëtuar, djali i vogël futet në det. Pavarësisht se ka shpëtuar sipas Reuters, djali i vogël duket se ka marrë disa kafshime përpara se të futej në det.
Deri më tani nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
/abcnews.al