Pamjet dramatike tregojnë momentin kur trupat ukrainase hedhin në erë një nga armët më vdekjeprurëse të Rusisë, një lëshues bombe me vakum.
Video tregon një TOS-1 rus duke u djegur pas një shpërthimi masiv.
Vladimir Putin ishte akuzuar më parë se kishte përdorur raketat vrasëse termobarike që mund të shkatërronin një ushtri kundërshtare, gjatë pushtimit të Ukrainës.
Raketat TOS-1 Buratino dhe TOS-1A Solntsepek janë disa nga armët më shkatërruese jo-bërthamore që mund të vendosen në fushën e betejës, dhe sipas Konventës së Gjenevës janë të ndaluara.
Arma vrasëse përdor oksigjenin e ajrit përreth për të prodhuar një shpërthim të fuqishëm.
Buratino, unik për ushtrinë ruse, është projektuar për të zhdukur pozicionet shumë të fortifikuara.
Sistemi vetëlëvizës i raketave të shumta është vendosur tashmë nga gjeneralët e Moskës në konflikte duke përfshirë Afganistanin, Çeçeninë, Irakun dhe Sirinë./abcnews.al/