Befasohet Juventusi. Bardhezinjtë e Andrea Pirlos po luajnë në shtëpi përballë Hellas Veronës dhe pjesa e parë u mbyll pa gola.
Alvaro Morata dërgoi topin në rrjetë në fundin e fraksionit të parë, por goli u anulua nga teknologjia VAR.
Golin e radhës e kanë shënuar miqtë dhe ai është plotësisht i rregullt. Minuta e 60-të, kampionët e teprojnë me mbajtjen e topit në gjysmëfushën e tyre, nisje e shpejtë e Hellas dhe finalizim i Andrea Favilli.
23-vjeçari mori një asist nga Zaccagni dhe mposhti polakun Wojciech Szczesny me një gjuajtje potente. /abcnews.al