Video tronditëse nga Shangai, ulërima dëshpërimi nga qytetarët e izoluar për shkak të karantinës

schedule11:06 - 11 Prill, 2022

schedule 11:06 - 11 Prill, 2022

Banorët e Shangait po jetojnë ore dramatike, pasi autoritetet kineze në vend kanë rikthyer karantinën, si pasojë e shtimit të rasteve me Covid-19.

Ata hasin vështirësi në blerjen e mishit, orizit dhe produkteve tjera ushqimore për shkak të ashpërsimit të masave anti-Covid dhe orës policore. Videot që qarkullojnë në internet tregojnë zemërimin dhe dëshpërimin e banorëve të qytetit, të cilët nga mërzitja ulërijnë të bllokuar brenda apartamenteve.

Shangai një qytet me 26 milionë banorë, i ndodhur në bregun juglindor të Kinës është qendra kryesore financiare dhe porti më i madh në botë.


Masat e kantinës në Shangai përfshijnë punën në distancë dhe pezullimin e transportit publik. Masat e ashpërsuara anti-Covid në Shangai kanë hyrë në fuqi që prej 3 javësh.

Shangai dhe provinca verilindore kineze e Jilin janë zonat më të prekura nga pandemia në Kinë.

Në Kinë, kushdo që rezulton pozitiv me Covid , qoftë edhe asimptomatik duhet të karantibohet. Autoritetet e Shangait konfirmuan të hënën e kaluar se masa vlen edhe për fëmijët, tha të hënën Wu Qianyu, një zyrtar komunal i shëndetësisë.

Diplomatët nga gati 30 vende perëndimore janë shprehur të pakënaqur për masat e ashpra që Shangai aplikon, ndërsa kanë dërguar edhe letra në Ministrinë përkatëse ku shprehin shqetësimet dhe kundërshtimet e tyre./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!