Një video tronditëse ka qarkulluar në internet orët e fundit, në të cilën talebanët fluturojnë me një helikopter amerikan “Black Hawk”, në të cilin është varur një burrë.
“Tani për tani, helikopterët po fluturojnë mbi Kandahar dhe po inspektojnë qytetin, ndërsa në helikopterin “Black Hawk” një njeri është varur në litar” janë raportimet e medieve në Twitter.
Sipas mediave ndërkombëtare, nuk është e qartë nëse njeriu i varur është gjallë. Gazetarët e cituar nga “Nypost” thonë se ai u vra nga talebanët dhe më pas u var në helikopterin që fluturoi mbi qytet duke shkaktuar frikë dhe terror te qytetarët.
“Talebanët varën një njeri, i cili thuhet se ishte një përkthyes i amerikanëve, nga një helikopter amerikan “Black Hawk”. Helikopterët e mbetur në Afganistan do të përdoren në këtë mënyrë tani e tutje” shkroi një reporter i televizionit indian.
Another landmark picture taking the world in a new era of terror.
Taliban hang a person, presumed to be an American interpreter, from a U.S. Blackhawk helicopter.
The left over US helicopters will now be used in #Afganistan like this. pic.twitter.com/8q6C5bo4IB— Sudhir Chaudhary (@sudhirchaudhary) August 31, 2021
Sidoqoftë, një tjetër person duke iu përgjigjur gazetarit, postoi videon nga një kënd tjetër, në të cilën, siç pretendon ai, burri shihet duke shtrënguar dorën./Abcnews.al