Cagliari fitoi në “Unipol Domus” teksa mposhti me shifrat 2-1, kundërshtarët e Genoa, në përballjen e vlefshme për javën e 11 të Serie A, me të tre golat e ndeshjes u shënuan në fraksionin e dytë të sfidës teksa ata që kaluan të parët në avantazh ishin vendasit.
Ai që zhbllokoi shifrat ishte Viola në minutën e 48′, por, i menjëhershëm reagimi i Genoas që barazoi vetëm tre minuta më pas me anë të Albert Gudmunsson. Megjithatë, skuadra nga Sardenja e kërkoi me ngulm fitoren dhe u rikthye sërish në avantazh në të 69′-tën kur gjeti rrugën e rrjetës Zappa.
Këtë herë vendasit e ruajtën deri në fund avantazhin dhe morën tre pikë me shumë vlera teksa koleksionuan fitoren e dytë radhazi. Aktualisht, Cagliari i Claudio Ranierit renditet në vendin e 17 me 9 pikë, ndërsa Genoa në vendin e 15 me 11 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: