Fiorentina kishte marrë vetëm një pikë në tre ndeshjet e fundit në kampionat. Ekipi nga Firence fitoi 3-0 sot përballë Spezias së Ardian Ismajlit, sfidë ku të tre golat u realizuan në pjesën e dytë.
Dusan Vlaovic hapi serinë e golave në minutën e 51-të, teksa çerek ore më vonë erdhi goli i Gaetano Castrovillit. Shtatë minuta përpara fundit pati festë edhe për Valentin Eysseric, i cili vulosi suksesin me “tris” të Fiorentinës.
Ismajli e nisi sërish si titullar me Spezian dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes. Tre pikë qetësie për Fiorentinën, që renditet në vend të 12-të me 25 pikë, një më shumë se Spezia. /abcnews.al