Real Sociedad fitoi 4-1 në fushën e vet përballë Huescas dhe është ngjitur në krye të La Ligas. Ekipi bask siguroi fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe kryeson i vetëm me 14 pikë pas javës së shtatë.
Kapiteni Mikel Oyarzabal realizoi një dygolësh, teksa “pokerin” e Sociedad e plotësuan Portu dhe Alexander Isak. Rafael Mir Vicente barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e parë të pjesës së dytë për miqtë, por vetëm kaq.
All the results so far this weekend in #LaLigaSantander… ?
Tomorrow night: #LevanteCelta. #LiveResults pic.twitter.com/jKdvklXE9v
— LaLiga English (@LaLigaEN) October 25, 2020
Një fitore tepër e rëndësishme për ekipin e Imanol Alguacil, që është surpriza më e bukur e javëve të para të këtij sezoni në elitën e futbollit iberik. /abcnews.al