Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Tre traversa dhe dy shtylla, Mërgim Berisha “i mallkuari” i gjysmëfinales

schedule14:19 - 4 Qershor, 2021

schedule 14:19 - 4 Qershor, 2021

Finalja e Euro U21 do të zhvillohet mes Portugalisë dhe Gjermanisë. Dy kombëtaret e 21-vjeçarëve do të përballen mes tyre më 6 qershor për trofeun e madh në Lubjanë të Sllovenisë.

“Pancerat” fituan 2-1 ndaj Holandës në gjysmëfinalen e mbrëmjes së kaluar, sukses që erdhi falë dygolëshit të Florian Wirtz, 18-vjeçarit të talentuar të Bayer Leverkusen.

https://streamable.com/6yynkq

Pjesë e Gjermanisë U21 është edhe Mërgim Berisha, 23-vjeçari i Salzburg. Sulmuesi dardan e nisi takimin nga minuta e parë, por nuk kishte aspak fat ndaj tulipanëve.

Plot pesë herë ishte shumë afër golit, por në dy raste u ndal nga shtylla dhe në tre raste nga traversa. E pabesueshme, teksa tifozët gjermanë shpresojnë që Berisha t’ia dalë të tundë rrjetën në finalen e madhe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!