Tre persona me kallashë në duar u prishin “festën” të rinjve në Lezhë, në lokal nuk “pipëtin as miza”

schedule20:12 - 19 Nëntor, 2021

schedule 20:12 - 19 Nëntor, 2021

Disa të rinj qëndrojnë në ambientet e një lokali, kur papritur në derë futen tre persona të armatosur me kallash si dhe me maskë, dhe ju qëndrojnë në kokë për disa minuta.

Ngjarja është regjistruar në një lokal në rrugën e vjetër Lezhë-Milot. Në pamjet e kamerave të sigurisë të lokalit, të siguruara nga ABC duket momenti kur tre të armatosurit afrohen pranë të rinjve dhe njëri prej tyre u kërkon një mjet identifikimi.

Pasi disa minutash ata largohen në heshtje ndërkohë që në lokal nuk “pipëtin” as miza. ABC mëson se në lidhje me këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë denoncim në Policinë e Lezhës. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!