Anglia është mirëpritur me emocione dhe me festë në hotelin ku ata qëndrojnë.
Anglia fitoi 3-0 ndaj Senegalit për të kaluar tashmë në çerekfinale përballë Francës, kampiones në fuqi.
Pasi u kthyen në bazën e tyre të hotelit në orët e para të mëngjesit, djemtë e Southgate u pritën me festë të madhe nga stafi i hotelit të cilët kishin veshur fanellën e kombëtares angleze dhe kishin flamuj në duar. Grealish, Rice, Pope, Rashford dhe Foden u panë gjithashtu duke festuar me stafin e hotelit këtë fitore.
Yjet e Anglisë do të qëndrojnë në hotel edhe për të paktën pesë ditë të tjera, ku ndeshja tyre e radhës do të jetë të shtunën ndaj kampionëve të botës, Francës./ h.ll/abcnews.al
?Amazing welcome back celebrations at England’s base camp after their win against Senegal in the knockout stage on 4 December!
Source: England (Instagram)#ILoveQatar #Qatar #Qatar2022 #WorldCupQatar2022 pic.twitter.com/qD0nJX9B6Q
— ILoveQatar – Live (@ILQLive) December 5, 2022