VIDEO | Tre gola për 11 minuta në Belgjikë, “samba” e Real Madrid

schedule22:25 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 22:25 - 11 Dhjetor, 2019

Tre gola të shpejtë në Belgjikë, të tre brenda 11 minutave. Ekipi i Zidane është kualifikuar, por dëshiron fitoren përballë Club Brugge për të marrë hak ndaj barazimit surprizues në Spanjë. Rodrygo është autori i golit të parë të ndeshjes në minutën e 53-të.

Aksion i bukur i nisur nga Modriç, pasim perfekt për Odriozolën që gjen brazilianin në zonë. Goditja e 18-vjeçari përfundon në rrjetë dhe ky është goli i katërt në Champions për Rodrygon.

Vendasit kanë reaguar pas dy minutash. Vanaken lëshoi një goditje të bukur, që nuk u arrit nga Areola. Barazim 1-1, festë në stadium, por golat nuk kanë mbaruar. Real shënon sërish me anë të Vinicius Junior, i ka gjetur golin e parë europian pë këtë sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!