Real-Madrid ishte ndeshja kryesore e mbrëmjes në Champions League dhe goli i parë i ndeshjes ka ardhur 25 minuta nga fillimi i përballjes.
I zakonshmi Karim Benzema është ai që ka shënuar në portën e Interit dhe ky është një gol me mjaft vlera, sidomos nëse Reali në fund do të marrë pikët e plota.
Francezi, pasi ka shmangur edhe portierin Handanovic, me portën e boshatisur ka bërë detyrën dhe skuadra e tij i gëzohet golit të parë.
Spanjollët shfrytëzuan momentin e mirë dhe në minutën e 33-të Sergio Ramos shfrytëzoi një krosim nga këndi dhe i realizoi golin e dytë zikaltërve.
Interi reagoi, duke shënuar me Lautaro Martinez dy minuta më pas. Barella i dha një super asist dhe argjentinasi shënoi në portën e Realit. /abcnews.al