VIDEO | Tre gola, gafa dhe super Lukaku, ndodh gjithçka në 45′

schedule21:35 - 6 Janar, 2020

schedule 21:35 - 6 Janar, 2020

Është mbyllur pjesa e parë mes Napolit dhe Interit, me zikaltërit që udhëheqin me rezultatin 1-2. Romelu Lukaku i shënoi të dy golat për Interin. Goli i parë ishte spektakolar, duke dribluar Koulibalyn dhe duke shënuar me të majtën.

Goli i dytë ishte më shumë “asist” i portierit Meret, i cili nuk arriti dot të ndalë gjuajtjen e sulmuesit belg. Katër minuta pas Lukaku shënoi golin e dytë, sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik shënoi për Napolin, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me rezultatin 1-2.

Edhe 45 minuta në “Sao Paolo”, aty ku spektakli duket i garantuar./abcnews.al

Serie A, java 18

Napoli – Inter   1-2
Milik 39′ / Lukaku 14′ 35′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!