VIDEO/ Trajneri urinon në shtyllën e kundërshtarëve, dënohet nga Federata

schedule08:58 - 21 Janar, 2021

schedule 08:58 - 21 Janar, 2021

Trajneri i portierëve të Forest Rangers në Superligën e Zambias urinoi në portën e kundërshtarit përpara një ndeshje ndaj Prison Leopards. Charles Chileshe është filmuar teksa hedh një substancë të panjohur dhe urinon në njërën prej shtyllave të portës.

Pas këtij veprimi trajneri është pezulluar nga Federata e Zambias me argumentin se ai veprim nuk është në përputhje me vlerat dhe integritetin e futbollit. Ndërkohë edhe vetë klubi i Rangers përmes një deklarate bëri me dije se ndaj trajnerit është marrë masë disiplinore.

Të tilla hile nuk janë të pazakonta në kontinentin afrikan. Ato quhen ndryshe rituale, që ndihmojnë skuadrën të fitojë ndeshjen. Në fakt Chileshes nuk i funksionoi këtë herë sepse skuadra e tij përfundoi duke u mundur me shifrat 2-0 nga Prison Leopards. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!