VIDEO/ Trajneri kundërshtar i vuri duart në fytyrë dhe e shtyu, Sane: T’i kërkoj falje? Nuk kam pse, ai erdhi dhe bëri atë që bëri

schedule16:51 - 25 Janar, 2024

schedule 16:51 - 25 Janar, 2024

Ndeshja mes Bayern Munich dhe Union Berlin ka shkaktuar shumë polemika në natën e të enjtes në Gjermani, për shkak të sjelljes të trajnerit të Unionit, Nenad Bjelica.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq pasi i vuri hy herë duart në fytyrë Leroi Sane gjatë sfidës së Bundesligës mes skuadrave, në një moment kur lojtari i bavarezëve po tentonte t’i merrte topin.Një situatë e papranueshme edhe për vetë trajnerin, por i cili ka insistuar pas sfidës se nuk kishte pse t’i kërkonte falje futbollistit gjerman për aktin e tij.

“Isha në zonën time dhe desha t’i jepja topin, ai më shtyu, pastaj sigurisht që reagova’, tha ai fillimisht, teksa më pas pa pamjet e tij duke u kacafytur me lojtarin.

“Kjo nuk është në rregull. Nuk mund të tolerohet. E kuptoj kartonin e kuq.

Të kërkoj falje? Vetëm skuadrës time. Kjo nuk mund të tolerohet. Por nuk do i kërkoj Sane, Ai vjen drejt meje që të më provokojë. Sigurisht, si trajner nuk duhej të reagoja ashtu siç bëra. Nuk kam çfarë të shtoj më shumë”, tha kroati para kamerave./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!