Ardhja e teknikut Qique Flore, në krye të “Andaluzianëve” të Sevilla, duke të ketë qenë një ogur i mirë dhe këtë e tregoi, që në përballjen e tij të parë, nën drejtimin e këtyre të fundit, teksa në “Estadio Nuevo Los Carmenes” mundën skuadrën e Myrto Uzunit, Granada-n, me rezultatin e thellë, 0 me 3, në përballjen e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.
Dy gola në pjesën e parë, nga Adria Pedrosa e Lucas Ocampos, në minutat 23’, e 32’, si dhe një gol i kapitenit, Sergio Ramos, në minutën e 49’-të të sfiëds mjaftoi, që “Andaluzianët” të siguronin fitoren e parë, në La Liga, në drejtimin e Flores, fitore, që nga klubi shpresohet të pasohet nga shumë të tjera.
Falë këtij rezultati Sevilla është ngjitur jo pak në renditjen e kampionatit spanjoll të futbollit, teksa ka rikuperuar plot 4 pozicione, duke u ngjitur në vendin e 13-të renditjes, me plot 16 pikë, po aq sa Alaves e Villarreal, teksa ka një përballje mangët krahasuar me këto 2 të fundit e në krahun tjetër, Granada e Uzunit mbetet në vendin e 19-të, duke rrezikuar sërish rënien nga kategoria. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: