Disa ditë më parë pati zëra se Eden Hazard mund t’i bashkohej Cristiano Ronaldos në Al Nasr verën e ardhshme.
Tani belgu ndodhet në Arabinë Saudite me Madridin dhe po përgatitet të marrë pjesë në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Valencias e cila zhvillohet sot në mbrëmje.
Trajneri i Al-Nasr, Rudi Garcia, nuk mundi të humbasë rastin dhe u takua me Hazard, të cilin e kishte te Lille, për t’i dhuruar një fanellë nga klubi i tij aktual. /G.D abcnews.al/