VIDEO/ Tragjike, boksieri pakistanez humb jetën në duelin për bamirësi

schedule15:54 - 2 Shkurt, 2021

schedule 15:54 - 2 Shkurt, 2021

Boksieri pakistanez Muhammad Aslam Khan humbi jetën këtë fundjavë në qytetin e Quetta, vendlindja e tij, gjatë një ndeshje bamirësie kundër Wali Khan Tareen. Ky i fundit gjatë ndeshjes lëshoi një goditje në fytyrë të Aslam Khan, i cili ra direkt në tokë.

Të pranishmit në sallë hynë menjëherë në ring për ta ndihmuar boksierin. Sidoqoftë, luftëtari ishte pa ndjenja në atë moment. Khan Tareen u dërgua menjëherë në spital, ende gjallë, por disa minuta më vonë ai fatkeqësisht humbi jetën.

Boksieri kishte një rekord të mirë në vendin e tij, ku ishte shpallur një herë kampion kombëtar. Vdekja e tij po hetohet nga autoritetet, sepse ndodhi në një organizim që, dyshohet se nuk i plotësonte kushtet e nevojshme për zhvillimin e tij.

Ngjarja ka tronditur sportin pakistanez në orët e fundit. Përveç kësaj, ka pasur disa boksierë ndërkombëtarë, të cilët kanë përcjellë ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të Aslam Khan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!