Kupa e Francës ka përfunduar mbrëmjen e djeshme siparin e edicionit 2022-2023, ku për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni, trofeun e 2-të më të rëndësishëm në tokën franceze e fitoi ekipi i Toulouse, pas atij “shpërfytyrimi” 5 me 1, që i bëri “kanarinave” të Nantes, në mitikun “Stade de France”.
Gjithçka u vulos brenda pjesës së parë, me djemtë e Toulouse që udhëhiqnin me rezultatin e thellë 0 me 4, pas dopietave të Logan Costa e Thijs Dallinga, në minutat 4’, 10’, 23’ e 31 të sfidës, duke mos i dhënë asnjë fije shprese “të verdhëve” të Nantes.
Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq. Në pjesën e dytë të parët shënuan “të verdhët”, me kapitenin Ludovic Blas, që çoi topin në rrejtë në minutën e 75’-të të sfidës, mirëpo vetëm 4 minuta më vonë Zakaria Aboukhlal çoi rezultatin final në 1 me 5.
Me këtë fitore Toulouse arriti të triumfonte në Kupën e Francës duke fituar kështu për herë të parë një kompeticion madhor në historinë e klubit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: