VIDEO | Tottenham vuan ndaj Burnley, goli jubilar i Alli “shpëton” Mourinhon

schedule20:18 - 7 Mars, 2020

schedule 20:18 - 7 Mars, 2020

Tottenham nuk ka arritur të marrë më shumë se 1 pikë në transfertën kundër Burnley, pasi kjo sfidë u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. Ishin vendasit e Burnley ata që shënuan të parët.

Chris Wood në minutën e 13-të ndëshkon “Gjelat” e Londrës, duke përfituar nga një top i kthyer i Lloris pas goditjes së Jay Rodriguez. Pjesa e parë, u mbyll në favor të Burnley.

Në të dytën, Tottenham u zgjua dhe arriti të barazojë në minutën e 50-të. Eric Lamela rrëzohet në zonë nga Ben Mee dhe penallti për të besuarit e Mourinhos. Dele Alli merr përsipër ekzekutimin e 11-metërshit dhe shënon, goli i tij i 50-të me fanellën e “Spurs”. Dy skuadrat pas 90 minutave, ndanë nga një pikë, që i bën më shumë punë Burnleyt./abcnews.al

Premier League

Burnley – Tottenham  1-1
Wood 13′ / Alli (p) 50′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!