VIDEO/ Tottenham triumfon ndaj West Ham dhe kap zonën Champions

schedule19:30 - 19 Shkurt, 2023

schedule 19:30 - 19 Shkurt, 2023

Ka përfundar me fitoren e vendasve beteja në “White Heart Lane”, mes Tottenham Hotspur që fituan disi me vështirësi 2 me 0 përballë “çekiçëve” të Ëest Ham.

Lojë e vakët në pjesën e parë më të dyja skuadrat që u hodhën në sulm, por nuk mund dot të gjenin golin. Gjysmën e fitores e siguroi braziliani Emerson Royal, i cili çoi topin në rrjetën e “çekiçëve”, në minutën e 56’. Ndërsa goli i sigurisë erdhi nga koreno jugori Heung-Min Son, në minutën e 72’, pas një asisti të Harry Kane.

Me këtë fitore, Spurs ngjitet në vendin e 4, teksa ka parakaluar me 1 pikë, skuadrën e Newcastle, duke arritur në kuotën e 42 të tillave. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: