Ishin për gjatë gjithë pjesës së dytë me 10 lojtarë, por kjo nuk mjaftoi për t’i ndalur rrugën drejt fitores. Skuadra e Tottenham ka arritur të sigurojë me shumë “fat” 3 pikë të arta në rrugën drejt titullit kampion të Premier League, teksa në “Kenilëorth Road” mundën “kapelabërësit” e Luton me rezultatin minimal 0 me 1.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 52’-të të sfidës, teksa pas një asistimi perfekt brenda zonës nga “fantazisti” i mesfushës James Maddison, mbrojtësi holandez, Mickey van de Ven dërgon me një goditje statike topin në rrjetën e portierit Kaminski, duke marrë fillimisht avantazhin e më pas 3 pikët.
Me këtë fitore, skuadra e Tottenhamn ngjitet në vendin e parë të tabelës me 20 pikë, 2 më shumë se Manchester City i vendit të 2-të, ndërsa “kapelabërësit” e Luton mbesin në vendin e 17 të tabelës, me vetëm 4 pikë pas 8 javëve të para të kampionatit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: