VIDEO/ Tottenham fiton me vuajtje në Bullgari, rivali i radhës është Shkëndija

schedule19:53 - 17 Shtator, 2020

schedule 19:53 - 17 Shtator, 2020

Tottenham ka marrë një fitore të vuajtur kundër Lok. Plovdiv, në Bullgari. Ekipi vendas po triumfonte 1-0 kundër “Gjelave” të Londrës, para se këta të fundit të përmbysnin gjithçka.

Fillimisht, ishte kapiteni Harry Kane ai që do të barazonte me anë të një penalltie, në minutën e 80-të. Ndërsa pesë minuta më vonë, mesfushori Ndombele shënoi golin e fitores.

Lok. Plovdiv e mbylli ndeshjen me 9 futbollistë, pasi u ndëshkua dy herë me karton të kuq. Tottenham vazhdon kështu në raundin e tretë eliminator të UEFA Europa League, ku përballë do të ketë Shkëndijën e Tetovës./abcnews.al