Është mbyllur takimi derbi i Londrës Veriore mes Tottenham dhe Arsenalit, me “Gjelat” e Jose Mourinho që kanë triumfuar me përmbysje 2-1. Ishte Lacazette ai që shënoi i pari në këtë sfidë, në minutën e 16-të.
Bomberi francez lëshoi një predhë me të djathtën nga një distancë e largët, duke mposhtur portierin Hugo Lloris. Tre minuta më vonë, Son barazoi gjithçka, me një parabolë të bukur.
Deri në minutën e 81-të, sfida ishte e barabartë 1-1, por më pas erdhi goli i mbrojtësit Alderweireld, i cili i dha fitoren Tottenham. Mourinho ka një rekord shumë të mirë kundër Arsenalit në Premier League dhe vazhdon të jetë “makth” i Topçinjve të Londrës./abcnews.al
GOLAT/ TOTTENHAM – ARSENAL 2-1