Janë mbyllur dy sfidat e Champions League të mbrëmjes së sotme, ku u shënuan plot 10 gola. Mësuam dy ekipet e para të eliminuara, që ishin Tottenham dhe Valencia, ndërsa Atalanta dhe Leipzig kalojnë në gjysmëfinale.
Gjermanët mposhtën pastër 3-0 Tottenhamin e Mourinhos, duke e eliminuar me rezultat të përgjithshëm 4-0. Dopieta e Marcel Sabitzer që në pjesën e parë dhe goli i Forsberg në minutat e fundit, mjaftuan që Leipzig të fitojë dhe të mposhtë “Gjelat” e Londrës.
Në Spanjë, u pa një sfidë e çmendur. Plot 7 gola, dopietë e Gameiro dhe katër gola të Josip Ilicic. Takimi u mbyll me rezultatin 3-4, ndërsa rezultati i përgjithshëm, 4-8 në favor të italianëve. Djimsiti luajti titullar në këtë sfidë, ndërsa të besuarit e Gasperinit arrijnë për herë të parë në histori një çerekfinale Champions-i. Mbrëmje magjike!/abcnews.al
Champions League
Leipzig – Tottenham 3-0 (1-0)
Sabitzer 10’ 21’, Forsberg 87′
Valencia – Atalanta 3-4 (1-4)
Gameiro 21’ 51’, Torres 67’ / Ilicic 3’ 43’ 71’ 82′