Tottenham e ka mbyllur në disavantazh pjesën e parë, pasi skuadra e Brighton ka arritur të shënojë në minutën e 37-të me anë të Webster. Një goditje dënimi u shfrytëzua nga miqtë, që ia dolën të realizonin falë goditjes perfekte me kokë që i bëri Webster topit të krosuar nga Gross.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho festoi në minutën e 24-të, kur Harry Kane gjeti rrugën e rrjetës. Gjithsesi VAR ndërhyri dhe e anuloi golin, për një pozicion jashtë loje milimetrik. /abcnews.al