VIDEO/ “Topçinjtë” e nisin me vrull, Saka shënon të parin ndaj Wolves

schedule16:07 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 16:07 - 2 Dhjetor, 2023

“Topçinjve” të Arsenal u kanë mjaftuar vetëm 6 minuta për të zhbllokuar sfidën e javës së 14-të, të kampionatit anglez të futbollit, ndaj “Ujqërve” të Wolves, që po zhvillohet në “Emirates Stadium”, të Londrës.

Një aksion fantastik i djemve të teknikut, Mikel Arteta finalizohet më së miri nga “ylli” i sulmit, Bukayo Saka, i cili pasi merr një pasim në zonë nga Tomiyaso driblon mbrojtësin e fundit dhe me një goditje potente mposht portierin, Jose Sa. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: