Dejan Kulusevksi nuk është i vetmi afrim për të ardhmen. Juventusi ka bërë tijin edhe një tjetër lojtar, adoleshentin Jean-Claude Ntenda. Futbollisti 17-vjeçar ndodhet në Torino dhe do të kryejë vizitat mjekësore.
Ai luan si mbrojtës i majtë dhe bardhezinjtë po ia “rrëmbejnë” klubit të Nantes, ku Ntenda ishte pjesë e akademisë. Bëhet fjalë për një të ri, i cili akoma nuk ka debutuar si profesionist. Mbrojtësi është pjesë e moshave të Francës dhe shihet si një nga lojtarët më premtues. /abcnews.al
#Juventus: visite mediche in corso per #Ntenda // Ntenda is currently undergoing a medical at #Juventus ??⚪️⚫️ @Goalitalia @Goal pic.twitter.com/vyIaokJEHP
— Romeo Agresti (@romeoagresti) January 8, 2020