Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, është si gjithmonë i veçantë. Na kishte munguar, por është rikthyer menjëherë me “perla”. Strategu portugez ka mbrojtur sulmuesin e tij, Harry Kane, pasi ky i fundit u kritikua për faktin se nuk di të luajë në sistemin “autobus” të Jose Mourinhos dhe do të vuajë. Kundërsulmi i Mourinhos, fantastik…
“Mund të them se kisha disa sulmues që nuk ishin aspak të këqij. Kam pasur një djalosh që quhej Didier Drogba. Ka luajtur 4 sezone dhe ka shënuar 186 gola për mua, me një mesatare prej 46 golash në sezon. Kisha një djalë tjetër që tani luan për Juventusin (Cristiano Ronaldo). Ai ka luajtur 3 sezone për mua dhe ka shënuar 168 gola, me një mesatare prej 56 golash në vit.
Kam një tjetër djalë që quhej Karim Benzema, nuk ishte aspak i keq. Luajti 3 sezone me mua, shënoi 78 gola me një mesatare prej 26 golash në sezon. Mendoj se Harry Kane nuk ka aspak probleme me mua dhe jam i sigurt se do të shënojë shumë gola për ne”, u shpreh Mourinho./abcnews.al
“I had one guy, who wasn’t bad, he plays for Juventus now…” ?
Jose Mourinho gives impassioned defence of his influence on strikers amid criticism that his playing style will not bring out the best of Harry Kane at Tottenham.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) June 22, 2020

