Everton arrin fitoren e tretë radhazi në Premier League. Ekipi i Carlo Ancelottit është rikthyer në formën e mirë të javëve të para të kampionatit dhe sot mposhti 2-1 në shtëpi Arsenalin, që vazhdon të mos njohë rezultate pozitive.
Të tre golat e takimit u realizuan në pjesën e parë. I pafat Rob Holding në minutën e 22-të. Mbrojtësi shkaktoi autogol dhe Evertoni në avantazh.
Everton go 2️⃣nd in the table ?#EVEARS pic.twitter.com/xQQAxVEZUL
— Premier League (@premierleague) December 19, 2020
Miqtë reaguan dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 35-të. Arsenali fitoi një penallti dhe Nicolas Pepe nuk gaboi nga pika e bardhë.
Minuta e fundit e fraksionit të parë solli golin e fitores për Everton. Goditje këndi dhe finalizim me kokë i Jerry Mina, me mbrojtësin kolumbian që gjeti golin e dytë në kampionat.
Suksesi i sotëm e ka ngjitur Everton në vend të dytë me 26 pikë, pesë më pak se Liverpool. Humbja e tetë në kampionat për Arsenalin e Artetës, që mban vendin e 15-të në renditje. /abcnews.al