Lazio është kundërshtari që duhet të kalojë Bayern Munchen për të siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Champions League.
Sfida e parë luhet në Olimpico të Romës të martën e ardhshme (23 shkurt). Trajneri i kampionëve në fuqi, Hansi Flick ka marrë një lajm negativ.
Benjamin Pavard, lojtari që i dhuroi Bayernit Botërorin për Klube falë golit të shënuar në finalen ndaj Tigres, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Mbrojtësi francez ka nisur menjëherë karantinën dhe do të mungojë për duelin ndaj bardhekaltërve të Inzaghit. /abcnews.al